Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Çikës duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.
Ata thonë se zjarri po përparon duke iu afruar fshatit turistik të Dhërmiut.
Flakët e zjarrit janë aktive prej dy ditësh. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe forcat zjarrfikëse të Himarës.
Deri më tani janë djegur një sasi e konsiderueshme pyjesh me bimësi të ndryshme dhe shkurre.
g.kosovari