Për të folur më tepër rreth rritjes së infektimeve me Covid-19 këtë periudhë, në edicionin e lajmeve epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se kjo valë masive infektimesh nuk është në gjendje emergjence, pasi këtë nën variant po e kalojnë shumica e personave të cilët nuk e kanë kaluar më parë kovidin.
“Ky nën variant kështu shfaqet, me këto ritme. Nëse e shohim nga ana statistikore jemi ende te numrat e vegjël të infektimeve. Por, megjithatë edhe këta persona të prekur, të cilët janë të shtruar në spital janë persona që nuk e kanë kaluar ose nuk janë vaksinuar ndaj Kovidit.
Ky është një nën variant i Omicronit, ku edhe në nivel Evropian përbën 65% të të prekurve. Nëse kemi 6 mijë persona të infektuar dhe vetëm rreth 30 veta të hospitalizuar, kjo tregon dukshëm se kemi të bëjmë me një virus jo me rrezikun e tij fillestar të vdekshmërisë. Pra në emergjencë nuk jemi, kjo është e sigurt.”,- u shpreh epidemiologu Alimehmeti./m.j