Policia Rrugore udhëzon qytetarët për rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin në uljen e fëmijëve në automjete.
Fëmijët duhet të përdorin domosdoshmërisht rripin e sigurisë, pavarësisht sedijes së caktuar për moshën e tyre.
Policia njofton se në rastet e mosrespektimit, drejtuesit e mjeteve do të përballen me penalitetet përkatëse.
Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi!
Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!
Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 Lekë të reja dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.
/a.r