Një aksion i ndërmarrë nga Antimafia italiane kundër organizatës mafioze të Ndranghetas në zonën e Torinos ka çuar në zbulimin e disa mijëra eurove të fshehura në kazanë të mëdhenj prej hekuri, që ishin groposur në oborret e shtëpive të bosave që i posedonin.
Kontrollet e policisë kanë nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme, që është shtrirë edhe në pjesë të tjera të Italisë.
Në krye të grupit, sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës.
Një pjesë e këtij thesari u gjet falë përdorimit të detektorëve metalikë me të cilët u kalua në “sitë” toka përreth shtëpive të kontrolluara.
Kështu ata mundën të zbulonin kazanët e mbushur plot e përplot me para, të cilat, pasi u rikthyen në sipërfaqe, zbuluan një thesar të vërtetë kriminal./m.j
Për të parë videon klikoni KËTU: