Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se protesta e 7 korrikut ishte nje nga me te medhajat qe ai ka thirrur.
Ish-kryeministri tha se dy kanë qenë protestat më të mëdhaja që ai ka thirrur, Nano ik dhe kjo e 7 korrikut. Ai i quajti protestuesit misionarë, ndërsa tha se përulet para tyre.
“Protesta nuk kishte të bënte me asgjë tjetër, përvecse Edi Rama. Mendoj se si protestë ishte jashtë parashikimeve të mia, sepse koha në të cilën e thirra, në kushtet më të vështira që kam thirrur ndonjëherë protesta. Kështu që edhe sikur të vinin gjysma e tyre, unë do tu isha mirënjohës. Ata që erdhën në 39 gradë, ishin misionarë. Unë përulem para tyre. Ndoshta kjo është protesta më e madhe. Unë dy mbaj mend të mëdha. E dyta ka qenë Nano ik dhe kjo e 7 korrikut”, tha Berisha ne Open, ne News24.
/e.d