Rreth 90% e bashkive të vendit janë prekur nga vala e re e koronavirusit. Të vetmet qarqe që mbeten ende Covid free janë Dibra dhe Korça. Më shumë se 62% të infektimeve të reja e mban Tirana, e ndjekur nga Fieri, Durrësi, Vlora dhe Shkodra.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë, kjo valë e verës i dedikohet zbehjes së imunitetit natyror si dhe rënies së përqindjes së vaksinimit ne popullatë. Më të riskuarit mbeten mosha e tretë.
“Janë personat me risk mbi 60 vjeç që kanë sëmundjen shoqëruese kronike më të shpeshta. Duhet të vaksinohen me dozën e parë buster dhe me dozën e tretë”.
Në Shqipëri nuk është konfirmuar ende zyrtarisht qarkullimi i nënvariantit të Omicronit BA5, që konsiderohet një shkak për rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në Europë. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se po dërgon sistematikisht mostrat e dyshuara në laboratorët e referencës.
/a.r