Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lofkënd të Mallakastrës ku dy banorë të zonës teksa ishin duke pastruar pusin janë bllokuar brenda tij.
Bëhet fjalë për Bledar Bregun 33 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe Besnik Veliaj 38 vjeç i cili ka ndërrur jetë.
Mësohet se dy banorët ishin duke pastruar pusin dhe nga çlirimi i gazit janë asfiksuar çka ka shkaktuar bllokimin e tyre në pus. Sipas burimeve, 2 banorët fillimisht u nxorën gjallë nga pusi, por 38-vjeçari Veliaj nuk arriti të mbijetonte.
/e.d