Një ushtarak shqiptarë i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal.
Një ushtarak shqiptarë i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar policisë së Holandës, raporton se është vënë nën hetim Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje.
Pas arrestimit ushtaraku shqiptarë, është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes, së një shtëpije për rritje kanabisi.
Dinoshi thotë policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.
I kontaktuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoni kategotikisht përfshirjen e tij në këtë ngjarje.
“Çfarë Çfarë? Absolutist JO, kujdes me privatesinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person I nderuar” tha ai.
Ministria e Mbrojtjes pasi u kontaktua nga Top Channel, përmes zëdhënësit Fation Hoxhalli dha këtë reagim.
“Eshtë përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet hollandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet hollandeze. Ministria e Mbrojtjes I ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhrshëm në atdhe”.
Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet hollandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.
Kjo ngjarje ngre një sër pikëpyetjesh se si ushtarakët e vendit tonë antarë i NATO-s përzgjidhen dhe në cfarë filtrash kalojnë për të shkuar në të tilla misione.
Sipas informacioneve që vinë nga strukturat e ushtrisë shqiptare, e njëjta përzgjedhje është bërë dhe këtë vit, me njerëz pa merita dhe pa kriter.
Shqipëria si vend i NATO-s, por edhe në këtë situatë ku është rritur kërcënimi i aktorëve të jashtëm e të brendshëm, është e rëndësishme një transparencë gjithnjë në rritje e kësaj përzgjedhjeje./TCh