Shefi i Policisë në Nara të Japonisë, është shprehur se po “merr përgjegjësinë” për vrasjen e ish-kryeministrit, Shizo Abe.
“Pasi raportimi i parë i incidentit erdhi në orën 11:30 dhe situata u zbulua, ishte kulmi i fajit dhe keqardhjes që kam ndjerë në 27 vitet e mia në zbatimin e ligjit,” tha shefi i policisë Tomoaki Onizuk në një konference për shtyp, raporton CNN.
Në videon e publikuar në media, shihet se Abe qëllohet teksa po mbante një fjalim në kuadër të fushatës zgjedhore.
“E ndiej peshën e përgjegjësisë sime,” vazhdoi Onizuka i emocionuar. “Nuk mund të mohojmë se ka pasur probleme me planin e sigurisë duke pasur parasysh se si përfunduan gjërat.”
Abe u vra në një akt të rrallë dhune politike për Japoninë. Abe, një nacionalist i vendosur dhe antikomunist, ka punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara./m.j