Një burrë u mbyt teksa po lahej me dy fëmijët e tij në plazhin e Gimarra në Fano, Pesaro Urbino.
Njëri nga fëmijët 13 vjeç u transportua në spital, ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç është i zhdukur.
Ndihma e parë shtë dhënë nga shpëtimtarët, të cilët kanë arritur të nxjerrin në breg burrin dhe djalin e madh.
Në zonë kanë mbërritur anijet detare nga Kapiteneria e Portit dhe Roja Bregdetare të cilët po kërkojunë për 8-vjeçarin.
Mëngjesin e sotëm deti në Fano ishte shumë i trazuar dhe flamuri i kuq valëvitej për të sinjalizuar se larja ishte e rrezikshme./m.j