Kapet me drogë dhe mijëra euro një shqiptar në Itali.
Shqiptari 24 vjeçar, me precedentë të mëparshëm penal, u arrestua në flagrancë në banesë e tij ku dhe dyshohet se kryente tregtinë e drogës.
Operacioni u krye pas disa raportimeve për lëvizje të dyshimta te banesa e shqiptarit.
Pasi survejuan lëvizjet e shqiptarit, karabinierët kryen kontrolle në mesnatë në dy banesa në zonën e San Sisto. Në të parën, në një dollap, brenda një çantë shpine, gjetën dy blloqe drejtkëndëshe të ngjitura me shirit, me dy kilogramë kokainë me vlerë tregu 200 mijë euro, një pako me 77 gramë të njëjtën drogë dhe 9 doza, gjithashtu kokainë që peshonte gjithsej 7 gram, plus një shufër precize të përdorur për paketimin e dozave.
Në një panel elektrik jashtë këtij apartamenti, gati për shitje, u gjetën 12 doza të tjera kokainë nga një gram, të vendosura brenda një ene plastike. Në një panel tjetër elektrik, që ndodhet në një kat tjetër të të njëjtit pallat, janë gjetur 20 shkopinj hashash, në total gati dy kilogramë, me vlerë tregu rreth 20 mijë euro dhe në shtëpinë në të njëjtin kat, në tavolinën e kuzhinës, u gjet një shufër precize, një rrotull ngjitës dhe thasë me vakum, të gjitha materialet e përdorura për ambalazhim. Gjithashtu, në pika të ndryshme të shtëpisë janë gjetur rreth 10 mijë euro para të gatshme, si të ardhura nga aktiviteti tregtar.
/a.r