Avokati i ministres, Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend ka thën se kërkesa për heqje mandati nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese pasi sipas tij nuk plotësohet kushti që duhet të jetë vetë deputeti që kryen veprimtari përfituesi. Vetëm për këtë shkelje Kuvendi ka të drejtë ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
“Vetëm kur deputeti vetë përfiton. Vetëm me këtë shkelje kushtetutbërësi ka parashikuar veniën në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese për të hequr mandatin e deputetit. Olta Xhaçka nuk ka përfituar asgjë nga ndonjë pasuri e shtetit. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues.
Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëhetë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë. Pyetja duhet të jetë: A ka përfituar ndonjë pasuri deputetja Olta Xhaçka nga organet e shtetit dhe organet e pushtetit vendor? Ajo nuk ka ushtruar vetë ndonjë veprimtari përfituese nga pronat e shtetit dhe nuk rezulton e provuar se ajo ka përfituese. Pra, rasti i saj nuk shkel nenin 70, pika 3, e Kushtetutës”, ka thënë ndër të tjera avokati.
g.kosovari