Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar aktin e rëndë të vrasjes së ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Meta shprehet i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar.
Kreu i Shtetit, teksa publikon një foto me ish-kryeministrin e ndjerë, thekson se ruan kujtime mbresëlënëse me të gjatë një vizite në Japoni.
Meta u shpreh ngushëllime familjes dhe popullin japonez, të cilëve, thote ai, “u gjendemi pranë në këto momente të vështira”
“Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!
Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira”, thuhet ne mesazhin ngushëllues.
g.kosovari