Lidhur me vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftarja ka ardhur një reagim dhe nga konspiracionisti Alfred Cako, i cili dyshon se vdejka e tij mund të jetë në mënyrë misterioze
Në një postim në rrjetet sociale, Cako shkruan se me Myftarajn grindej shpesh, por të dy bashkoheshin tek pika për “Shqipërinë e madhe, veç se Cako mendon se kjo gjë do të vijë nga iluminati, ndërsa Myftaraj besonte se këtë gjë do e realizonte Moska.
Përkundër polemikave që kisha me të dhe grindjeve që kemi patur kohëve të fundit, mund të them se jemi pajtuar në një pikë, Ajo tek Shqipëria e Madhe, vetëm se ai mendonte se ky bashkim i trojeve vjen nga zyret e Moskës kurse unë mendoj akoma se ajo vjen nga zyret e Illuminatit.
Në fund fare ishte njeri i mirë dhe atdhetar i fortë i Shqipërisë.
Ju lehtësoftë shpirti i tij me dritën e Perëndisë.
Të gjithë do ti rikthehemi Absolutës dhe Hyjnores. Nëse jo sot, atëher nesër po se po.
Zoti e Bekoftë Popullin Shqiptar”, shkruan ai./m.j