Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një mbledhje të jashtëzakonshme, të enjten, shqyrtoi propozimin francez për zgjidhjen e kontesteve gjuhësore e historike me Bullgarinë dhe vendosi që atë ta dërgojë në Kuvend për miratim, ka njoftuar Alsat-M.
Partitë shqiptare dhe mazhoranca e mbështesin propozimin francez, ndërsa partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE kërkon ndryshimin e tekstit, siç thotë, për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzoi qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin.
Bullgaria ka kohë që ka vënë veto për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për shkak të “mossqarimit të disa çështjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe historinë”./m.j