Aktivistja e shoqërisë civile, Sevim Arbana shkruan se i duket i pabesueshëm lajmi për vdekjen e Kastriot Myftaraj.
Ajo shprehet se e ka njohur atë para 35 vitesh dhe ai ishte i vetmi që sillte shkrime të tëra kritike të ashpra për Kadarenë.
Arbana: Vdes/ “vetëvritet”, kritiku dhe gazetari kontravers, Kastriot Myftaraj. Ajo që ma bën të pabesueshëm lajmin, është fakti që unë e kam njohur Z. Myftaraj, 35 vite më parë, në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Ishte i vetmi, që në një kohë të tillë, sillte shkrime të tëra kritike të ashpra për Kadarenë.
Të gjithë e quanin gjys gjeniu dhe gjys i çmenduri. Ai s’kish frikë nga asgjë, ndaj vetëvrasja s’më duket se i takon atij. R.I.P për këtë burrë! Ngushëllime familjes”, shkruan në Facebook./m.j