Gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
17 Qershori ishte data e fundit që analisti kishte dalë në ekran.
Burime bëjnë me dije se para një jave Kastriot Myftaraj është diagnostikua me kancer, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Në momentin qe ka kryer aktin ka qenë me nënën e tij në banesë.
Ndërkohë grupi hetimor pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen pas marrjes në pyetje të të moshuarës nënës së gazetarit.
Kjo e fundit ka qenë edhe dëshmitare okulare.
Pasi ajo ishte në banesë kur Myftaraj ndërmori aktin e rëndë, madje ka qenë vet e moshuara që ka lajmëruar policinë./m.j