Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë shënuar rënie ditët e fundit. Nafta në bursën e Nju Jorkut ra me 0.97%, ose 98.53 Dollarë amerikanë për fuçi.
Për herë të parë ulje ka patur edhe nafta e papërpunuar Brent, e cila u ul me 2,08 Dollarë, ose 2,02%, për t’u mbyllur në 100,69 Dollarë për fuçi në bursën e Londrës.
Frika e recesionit vazhdon të rritet dhe kjo padyshim ngre disa shqetësime për perspektivën e kërkesës. Shitja e naftës erdhi pasi tregtarët janë të shqetësuar nga shtrëngimi agresiv monetar nga Rezerva Federale e SHBA dhe bankat e tjera qendrore kryesore në përgjigje të inflacionit të vazhdueshëm.
Frika për një rënie të menjëhershëm të rritjes ekonomike është krijuar gjatë javës së kaluar. Tregtarët po presin të dhëna për rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA. Javët e fundit çmimet e naftës kanë rënë, duke nxitur frikën për një ngadalësim të mprehtë ekonomik dhe një goditje të kërkesës për mallra. Brent dhe WTI u mbyllën të mërkurën në nivelin më të ulët që nga 11 Prilli.
Ekonomistët janë shprehur se nëse recesioni i parashikuar nuk është i rëndë, çmimi i naftës së papërpunuar duhet të mbetet në intervalin 100 Dollarë/fuçi për 2-3 vitet e ardhshme.
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se perspektiva për ekonominë globale është errësuar ndjeshëm që nga prilli dhe ajo nuk mund të përjashtojë një recesion të mundshëm global vitin e ardhshëm duke pasur parasysh rreziqet e larta.
/a.r