Ka kaluar në debat personal interpelanca në Kuvend mes deputetit Xhelal Mziu dhe ministres së Energjetikës, Belinda Balluku, në lidhje me abuzimet e koncesionit të Rrugës së Arbërit.
Ishte deputeti demokrat ai i cili tha me ironi se në faqen në web të ministrisë ku është publikuar një nga urat e Rrugës së Arbrit, ministrja Belinda Balluku shfaqet me një pamje tjetër.
Në përgjigjen e saj ministrja Balluku tha: “Ti i ke personale gjërat, siç u more dhe me pamjen time ti ndoshta më do dhe me shami të kuqe, po mua shamitë nuk më shkojnë kështu që qëndrojmë te teknalitetet e rrugës. E kam provuar dhe nuk më shkon shamia, e di që zotëria i ka preferencat me shami të kuqe. Ti zonjë duhet të ishe çuar këtu dhe t’i thoshe kolegut tënd të mos flasë për pamjen e zonjave. Nuk kam ardhur këtu të tregoj nëse jam mirë nga pamja, por kam ardhur të bëj punën, punën të cilën nuk bëtë ju. Është turp për ju zonja që i lejoni kolegët tuaj të merren për të disatën herë me pamjen e jashtme të ministreve dhe deputetëve të PS-së”.
Pamja ime është kjo që është ama punët i bëj mirë. Viti im është ekuivalent i tre viteve të Partisë Demokratike, ato që ju keni lënë rrugëve unë i mbyll për 1 vit.
Pjesë nga fjala e Xhelal Mziut që inicioi debatin: Ku është kjo urë aty se unë nuk e kam parë këtë urë, në webin tuaj e të kryemnistrisë është kjo rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja sa ta gjej dhe atë se ka pasur paraqitje tjetër më përpara.
g.kosovari