Një grua me origjinë shqiptare në Itali ka mbetur e plagosur nga një shpërthim që ndodhi në banesën e saj në Valdicecina.
Shpërthimi ndodhi teksa gruaja ndodhej në bodrumin e ndërtesës. 58-vjeçarja pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital me helikopter.
Në banesë ndodheshin edhe dy vajzat e saj, 4 dhe 7 vjeç, të cilat për fat të mirë pësuan vetëm disa mavijosje.
Sipas autoriteteve italiane, shpërthimi besohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit. Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, teksa po verifikojnë nëse banesat e tjera kanë pësuar dëmtime në strukturë nga shpërthimi.
/a.r