Nëpërmjet një video mesazhi, presidenti i Bosnje Hercegovinës Shefik Xhaferroviç falënderoi sot deputetet shqiptarë për miratimin e rezolutës së gjenocidit të Srebenicës
“Falënderoj të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë për miratimin e rezolutës për gjenocidin e Srebenisës. Në të vërtetë ky është respekt për viktimat. Shqipëria dhe BH janë dy vende miqësore”, tha presidenti i Bosnje Hercegovinës.Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë sot një seancë ku pritet që të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë.
Kuvendi do të mbajë sot një seancë ku pritet që të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë.
Shumica qeverisëse ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.
/a.r