Fati i kryeministrit Boris Johnson ishte i varur në fije të perit të mërkurën, teksa ai u përball me përpjekjet për ta larguar nga detyra, me një numër në rritje të ministrave të cilët i kërkuan dorëheqjen.
Johnson e filloi ditën duke u zotuar se do të luftonte, pavarësisht dorëheqjeve tronditëse të ministrit të tij të financave, sekretarit të shëndetësisë dhe dhjetëra ligjvënësve të tjerë të zemëruar për sagën e fundit që përfshiu Doëning Street, në lidhje me trajtimin e dorëheqjes së ish-zëvendës shefit të Johnson-it, Chris Pincher, i cili u akuzua për përkëdheljen e dy burrave javën e kaluar.
Johnson duroi goditjet dhe pyetjet para një komisioni parlamentar të ligjvënësve të lartë në Parlament, përpara se një delegacion i anëtarëve të kabinetit të arrinte në Doëning Street për t’i kërkuar atij të dorëhiqej.
Të mërkurën mbrëma, Johnson shkarkoi aleatin e ngushtë dhe ministrin e lartë të kabinetit, Michael Gove, i cili sipas CNN i kishte kërkuar më herët gjatë ditës të pranonte se koha e tij kishte mbaruar.
Një tjetër aleat kyç, Sekretarja e Brendshme Priti Patel, i tha Johnson se pikëpamja e përgjithshme e partisë konservatore ishte se ai duhej të largohej, tha një burim i afërt me Patel për CNN.
Sekretari privat parlamentar i Johnson, James Duddridge tha se Johnson “po luftonte sepse ai beson se mund të fitojë”.
I pyetur për Gove, Duddridge tha: “Më pëlqen Michael, Michael ka qenë një Sekretar i madh Shteti në shumë mënyra, ai e ndihmoi Kryeministrin në shumë mënyra”, duke shtuar se “ai do të zëvendësohet, ne do të vazhdojmë”.
Por vërshimi i dorëheqjeve ngriti pyetjen se si një kryeministër me kaq shumë mbështetje mund të mbushë të gjitha postet e sapoliruara. Pesë ministra dhanë dorëheqjen të mërkurën pasdite, dhe me përfundimin e ditës së punës, Johnson kishte humbur më shumë se tre duzina me anëtarë të qeverisë së tij. Deri mëngjesin e të enjtes, kishte pasur 45 dorëheqje të qeverisë në Britaninë e Madhe..
Shpërbërja dramatike e karrierës politike të Johnson-it mund të jetë tashmë disa orë larg; ndërsa ai deri më tani ka refuzuar të dorëzohet. Ligjvënësit konservatorë po diskutonin për riformulimin e rregullave të partisë së tyre dhe për të votuar për ta rrëzuar atë nëse ishte e nevojshme.
“Në një moment, ne duhet të konkludojmë se mjaft është mjaft,” i tha Johnson-it në Parlament më herët të mërkurën, ish-sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, i pari nga shumë ministra që dha dorëheqjen në 24 orët e fundit. “Kam arritur në përfundimin se problemi fillon në krye, kjo nuk do të ndryshojë”.
Një seri skandalesh pa fund
Shumë kryeministra janë larguar nga detyra nga rebelimet e papritura dhe vdekjeprurëse brenda partive të tyre. Por shpejtësia me të cilën qeveria e Johnson ka rënë drejt greminës i bën jehonë disa episodeve në historinë politike britanike.
Më pak se tre vjet më parë, Johnson siguroi një fitore dërrmuese në zgjedhje dhe më pas miratoi Brexit, një revolucion politik për të cilin shumë brenda partisë së tije kishin kërkuar për dekada. Edhe në fund të vitit të kaluar, Johnson ishte në një pozicion të shëndetshëm në sondazhet e opinionit. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar kishte numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në Evropë , Johnson u mbështet nga një përhapje e vaksinës popullore.
Por më pas skandal pas skandali shkatërroi reputacionin e tij në publik. Ai kërkoi të anulonte pezullimin e një aleati të akuzuar për sjellje të pahijshme; ai u gjobit nga policia për pjesëmarrje në shumë festa që u zhvilluan në Doëning Street gjatë karantinës; humbi dy deputetë për shkak të skandaleve seksuale dhe më pas nuk arriti të rifitonte vendet e tyre në zgjedhjet e pjesshme; dhe këtë javë, ai pranoi se ishte informuar mbi një akuzë kundër Pincher përpara se ta gradonte atë në postin e zv/shefit, pavarësisht se ministrat dhe ndihmësit e tij fillimisht pretenduan të kundërtën.
Saga Pincher ishte pika e fundit për shumë nga aleatët e tij. Johnson i mbijetoi ngushtë një mocioni mosbesimi në fillim të qershorit, por rebelët kanë kërcënuar të ndryshojnë rregullat e partisë dhe të lejojnë një votim tjetër në të ardhmen e afërt nëse Johnson nuk jep dorëheqjen – dhe tani pritet që ai të humbasë.
g.kosovari