Seanca e sotme plenare pritet që të ketë zhvillime të ngjeshura. Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë sot një seancë ku pritet që të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë. Shumica qeverisëse ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Nismëtarët pohuan se projekt-rezoluta iu referohet 3 rezolutave të miratuara nga Parlamenti Europian në vitet 2005, 2009 dhe 2015.
Ndër të tjera theksohet se dënohet fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lëvdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi.
Po ashtu gjatë ditës së sotme deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka thirrur dy interpelanca me ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Ndërsa deputeti i partisë Demokratike Xhelal Mziu, do të zhvillojë një interpelancë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Rendi i ditës në parlament
g.kosovari