Nga Pëllumb Karameta
Dritat Polare janë, ndoshta, një nga dukuritë natyrore më të bukura në planetin tonë; njëherazi, kanë qenë nga më të vështirat për t’u shpjeguar. Bukuria e tyre magjepsëse nxistepersona të ndryshëm të shprehnin ide subjektive të çuditshme, por që vlenin aq sa përpjekjet epersonit që kishte humbur çelësin e makinës në errësirë dhe e kërkonte poshtë shtyllës së neonit. Kjo, deri sa dukuria u bë objekt i studimeve që e shpjeguan atë me ndikimin e fushës elektromagnetike të tokës.
Të ngjashme mesa më sipër,më dukenmjaft diskutime rreth Maturës shtetërore. Kjo e fundit zbatohet prej 16 viteve si një sistem vlerësimi i cilësisë së arritjeve të maturantëve. Ndërkohë, çdo edicion i saj ka nxjerrë probleme.Një listë ilustruese e tyre përfshin cilësinë e testeve (me theks, riprodhimin e dijeve të mësuara), mënyrën e zhvillimit të tyre (me laps dhe letër), luhatjet e pragut të vlerësimit pozitiv, dalliminmes notave të shkollës me ato të Maturës, dekonspirimin e testeve apo kopjimin, sjellje jo profesionale të ndonjë mbikëqyrësi etj.
Përpjekjet për t’i zgjidhur problemet përfshijnë botimin e programeve orientues, të fokusuara në dijete mësuara gjatë viteve, që të orientohen mësuesit, nxënësit dhe hartuesit e testeve;futjen e koeficienteve për pranimin në universitet;instalimin e bllokuesve të valëve; ndryshimin e ndonjë lënde me zgjedhje;refuzimin erikorrigjimit të testit etj.Këto investime për përmirësimin e Maturës, si dhe ide e propozime të tjera të sinqerta alternative, po shtjellohen në mediume të ndryshme. Duke vlerësuar dhe i ndihmuar nga gjithë sa propozohet, po ofroj dhe unë disa ide.
- MARRIM ATË QË JAPIM
Është demonstruar – dhe vijon të bëhet – se testimet (vlerësimet) që janë parashikuar për mësuesin dhe nxënësit, ushtrojnë ndikim të fuqishëm në mënyrën si trajtohet vetë kurrikula gjatë procesit mësimor. Mënyra si konceptohet vlerësimi vërtit të gjithë nxënien. Kur notat e maturës kanë aq forcë sa të përcaktojnë shanset për jetën e nxënësve, është e arsyeshme që si mësuesit, ashtu dhe nxënësit, të bëhen pragmatistë dhe t’i mbajnë sytë tek ajo që “ka gjasa të bjerë” në test. Kështu, sa kohë që çmuarja e shkollimit të varet nga rezultati i provimit, që teston riprodhimin e dijeve të shtjelluara nga mësuesi / teksti, fjalët e bukura kanë pak gjasa të mundësojnë shndërrimin e nevojshëm.
Deri tani dhe si dëshmi e vullnetit të mirë, përpjekjet për të rritur cilësinë e arritjeve të nxënësve janë përqendruar mbi zgjidhjet “e menjëhershme”: masat që duken të besueshme, si futja e 3 cikleve testuese të nxënësve, trajnimi i mësuesve, zëvendësimi i teksteve shkollore, hartimi i programeve orientuese;paratestet;investimet e sasive të mëdha të parave në teknologjinë e informacionit etj. Ndërkaq, edhe edicioni i këtij viti tregoi se Matura duhet reformuar, pasi gjithnjë e më shumë po qartësohemi se ky sistem vlerësimi është bazuar në pohime shkencore tradicionaliste për natyrën e dijes, për procesin e nxënies dhe për aftësitë diferencuese për nxënie, të cilët janë eklipsuar nga zbulimet e reja. Të tilla vlerësoj mësimet online që ofron TVSH-jadhe një pjesë të madhe të ideve që propozohen nëpër mediume të ndryshme për të reformuar sistemin e vlerësimit.
Matura shtetërore ndikon, pordhe ndikohet fortnga oferta kurrikulare dhe mënyrae shtjellimit të saj në procesin mësimor.Nëse fokusi i ofertës do të vijojë të jetë përmbajtja lëndore si qëllimi i mësimit–zemra e mendimit tradicionalist pedagogjik – ajo çkau ofrohet dhe do t’u kërkohet nxënësve,do të jenë termat / simbolet e teksteve shkollore dhe fjala e mësuesit, që me të drejtë konsiderohen një nga burimet që prodhon analfabetizmin funksional. Do vijojmë, kështu, të demonstrojmë paaftësinë tonë për të kuptuar ndryshimet radikale në fushat e njohjes, të nxënies dhe të vlerësimit.Po të mos fillojë shkolla të ndryshojë qasjen e saj ndaj rolit dhe vlerës së përmbajtjeve mësimore, ndaj procesit të nxënies (role të reja të mësuesit dhe nxënësit)dhe të vlerësojë një grup vërtet të gjerë arritjesh (kompetencash), ka shumë mundësi që përpjekjetpër reformimin e Maturës të mbetenthjesht retorikë. Nëse duam vërtet të vlerësojmë te nxënësit zhvillimin e “aftësisë për zbatim – kompetencat”, ne do duhet të gjejmë mënyrat si t’i ndihmojmë ata ta arrijnë këtë, por edhe si ta paraqesim përparimin e bërë prej tyre. Dhe kjo e fundit duhet të jetë aspekt kryesor dhe pa dykuptimshmëri. Kujtoj këtu se, një nga synimet e kurrikulës së re është të përgatitë “nxënës të suksesshëm për jetën”. A nënkupton kjo ndihmën përnxënësit,që të përballin të sigurt sfidat e jetës reale, apo do të thotë se duam që të gjithë të marrin nota sa më të mira? Nëse bëhet fjalë për interpretimin e dytë, atëherë asgjë nuk do ndryshojë.Ne duhet të përqendrohemi jo mbi dijet disiplinore, por mbi kompetencat – në atë që mund të bëjnë nxënësit me njohuritë e ndërtuara. Të themi, p.sh., të përdorin njohuritë matematikore për vëllimin dhe sipërfaqen e piramidës, për të njehsuar përmasat e një çatie druri. Ne, tashmë, e kemi filluar procesin e ndryshimit. Kemi identifikuar kompetencat kyçe për të cilat kanë nevojë njerëzit që të lulëzojnë në një shoqëri të dijes. Nëse duam t’i përgatitim si duhet të rinjtë tanë, ne duhet ta rimendojmë edhe Maturën shtetërore (çfarë dhe sitëkërkojmë,që ata të demonstrojnë formimin real).Një model ilustrues,që e ilustron qasjen e re,ofrohet nga testet e programit ndërkombëtar të vlerësimit PISA: [http://maths-2013.weebly.com/uploads/3/0/4/7/30479116/pisa_shembuj-te-testeve_v13_edited.pdf].
- AJO QË KËRKOJMË MUND TË DËMTOJË
Në terma të përgjithshëm, nëse Matura shtetëroredo të vijojë t’u kërkojë nxënësve ruajtjen dhe riprodhimin e dijeve abstrakte, të mësuara me shumë mund e vështirësi, larg nga përvojat dhezbatimi në jetë apo nga interesat dhe prirjet vetjake, atëherë pjesa më e madhe e tyre,ose stresohet dhe i shteron forcat duke ripërsëritur testet e mëparshme me ndihmën e mësuesve apo kurseve private, ose do të shpresojë tek kopjimi. Një nga dëshmitë domethënëse, që ilustron qartësisht natyrën thjesht riprodhuese të dijeve disiplinore në testet e Maturës, lexuesi e gjen lehtë te linku: [https://maturashteterore.com/2020/05/02/provimet-e-matures-nder-vite-2006-2019/].
Në këtë trajektore, Matura shtetërore nuk mund t’i vlerësojë dot standardet e reja që presim të arrijnë maturantët tanë. Ajo thjesht i detyron t’i përshtaten një proces vlerësimi që nuk identifikon arritjet, por deformon formimin e dëshiruar.E kjo më sjell ndër mend një rrëfenjë polake të cilën po e ndaj me ju. “Zumbaku nuk kishte shok si rrobaqepës. Thuhej se ai bënte veshje që i rrinin mirë kujtdo. Ndaj dhe gjyshi im – që kishte një trup vërtet të rregull – shkoi dhe porositi një kostum. E mori kostumin pas një jave, u kthye në shtëpi dhe e provoi. Por, i pakënaqur,vajti dhe iu ankua rrobaqepësit se mansheta e majtë ishte pak më e gjatë se e djathta. “S’ka problem”, i tha Zumbaku, ngini pak më lart supin e majtë”. Gjyshi bëri si i tha dhe, sigurisht, të dy manshetat u barazuan. Disa ditë më vonë, gjyshi u kthye sërish dhe i tha se ana e djathtë e pantallonave i ishte më e shkurtër. “Mos u shqetësoni”, tha Zumbaku, vetëm ngrini pak më lart këmbën e djathtë dhe mendoj se çdo gjë do rregullohet”. Vërtet, të dy pjesët e poshtme të pantallonave u përputhën mrekullisht. Por gjyshi u kthye sërish, për herë të tretë. “Xhaketa rri e rrudhosur në mes të shpatullave”, i tha ai. “Kollaj fare”, tha Zumbaku, “Nxirrni pak përpara dy supet tuaja dhe ngini mjekrën pak më lart”. Tamam, tani gjithçka shkoi në vendin e vet. Kur gjyshi po kthehej në shtëpi, kaloi pranë një burri, i cili i thotë “Mos më gënjeni, këtë kostum e keni qepur te Zumbaku”. “Po”, ia ktheu gjyshi, “Po si e gjetët?” “Ai është rrobaqepës i hatashëm”, vijoi burri. “Vetëm Zumbaku mund të bënte që, një kostum kaq i përsosur. t’i shkonte për shtat një burri me trup kaq të deformuar”.