Një vatër zjarri u shfaq këtë të mërkurë në disa parcela në Troshan të Lezhës. Flakët përfshin disa ullishte, ndërsa po përhapeshin me shpejtësi të ndikuara nga era, si dhe bari i thatë.
Kjo bëri që për vënien në kontroll të tyre të ndërhynin vetë banorët e zonës, ndërkohë që zjarrfikësja u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Rreth dy orë më pas zjarri u vu nën kontroll.
Zjarri përfshiu rreth 60 hektarë sipërfaqe dhe u dogjën rreth 1700 rrënjë ullinj dhe pemë frutore. Banorët mundën ta vënë nën kontroll zjarrin pasi u angazhuan të gjithë me mjete rrethanore dhe mjete pune.
/a.r