Ndryshe nga se perceptohej, Armando Broja nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel, të paktën jo për momentin. Tekniku gjerman, gjithnjë sipas mediave angleze, ka njoftuar se Broja duhet të qëndrojë në Londër, të vijojë stërvitjen individuale, duke mos e grumbulluar me pjesën tjetër të ekipit për fazën përgatitore.
Ky vendim befasues i Tuchel nuk është pritur mirë nga “bomberi” kuqezi dhe përfaqësuesit e tij pasi shihet si një lëvizje për të nxjerr në shitje. Në ditët në vijim është parashikuar edhe një takim mes presidentit të Chelsea dhe përfaqësuesve të Brojës ku pritet të vendoset përfundimisht e ardhmja e sulmuesit.
Interesimi për Brojës është shumë i madh, ku në garë prej kohësh qëndrojnë ekipe si West Ham, Everton dhe Newcastle. West Ham duket si preferenca e parë për vetë Brojën pasi në këtë mënyrë do të qëndronte në Londër, në qytetin e tij. Së fundmi Daily Mail vjen me një lajm ekskluziv në lidhje me të ardhmen e Armando Brojës.
Sipas të përditshmes angleze, Newcastle po bën gjithçka për të pasur në skuadër sulmuesin kuqezi, po largon lojtarët e padëshiruar për ti bërë vend Armnado Brojës. Për momentin oferta më e lartë në dyert e Chelsea ka ardhur nga West Ham që i ka vendosur në pjatë 30 milionë paund.
g.kosovari