Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) profesori Fatos Klosi foli mbrëmjen e djeshme lidhur me të ardhmen e dyshes Meta-Kryemadhi në fushën politike.
Ai tha se e gjitha kjo i dukej një lojë e luajtur nga Meta dhe Kryemadhi për të mos treguar ankthin që kanë vërtetë për të ardhmen. Klosi tha se të dy kanë eksperiencën politike të hiqen sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe janë shumë të qetë por kjo nuk ishte e vërtetë.
“Pse duhet të mendojmë që janë rregulluar raportet dhe të mos mendojmë që kjo e gjitha është një lojë e tyre. Po sillen sikur janë të qetë, sikur e kanë situatën në dorë e sikur s’kanë asnjë problem. Politikanë janë, edhe Kryemadhi nuk është e pazonja në këtë pjesë. Edhe Meta ka eksperiencë goxha dhe ndaj bëjnë lojën e tyre. Me Partinë Socialiste nuk kam parë ndonjë afrim. Meta s’ka më asgjë në dorë dhe këtë e di mirë ndaj bën sikur është i qetë. Atij i duhet që pas Presidencës të kthehet në LSI, siç e thonë përditë, dhe të fillojë punën atje. Nuk mund ta fillojë duke u përplasur me botën. Ngelet për t’u parë kur të mbahen zgjedhjet pas 3 vitesh sa nevojë do ketë Rama për LSI”, tha Klosi.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ( SHISH) profesori Fatos Klosi ka folur lidhur me të ardhmen e LSI në sistemin politik.
Klosi tha se nuk besonte në fundin e LSI e se madje do i vinte keq nëse diçka e tillë do të ndodhte sepse sistemi do kthehej në dypartiak dhe mundësia për rotacion,ndërrim pushtetesh dhe stabilitet nuk do ekzistonte më.
“Baza e LSI është tkurrur shumë por unë nuk mendoj se LSI ka marrë fund. Është i shkathët Iliri. Në zgjedhjet e fundit ka goxha vota. Meta përfundoi me 4 deputetë për shkak të sistemit zgjedhor por ka 100 mijë vota. Varet si do sillet dhe sa i shkathët do tregohet deri në zgjedhjet e tjera. Unë kam qenë pjesë e LSI dhe nuk do më vinte mirë të shkrihej. Sepse do përfundonim në sistemin me dy parti pastaj dhe do kthehej në një lojë pushteti. Jo vetëm një i tretë por do doja të ishte dhe ndonjë aktor politik më tepër sepse më shumë stabilitet ofron”, tha Klosi.
g.kosovari