Para pak kohësh këngëtarja Mariza Ikonomi ka pranuar publikisht se është e dashuruar dhe se po përjeton një histori të bukur romantike me partnerin që ka në krah. Ajo foli për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por pa e zbuluar identitetin e tij.
“Jam falënderuese shumë për dashurinë time. Sinqeriteti, mirëkuptimi dhe patjetër përkushtimi e bëjnë solide një histori dashurie, edhe respekti patjetër”,- tha këngëtarja për personin e zemrës dhe marrëdhënien që ata kanë ndërtuar me njëri-tjetrin.
Por një sekret tjetër është zbuluar pikërisht nga moderatori Ermal Peçi, i cili është mik i ngushtë i këngëtares. Së fundmi ai ka zbuluar lajmin e bukur se ajo do të martohet së shpejti.
“I kam thënë ‘Martohu’ dhe po e them si lajm ekskluziv se Mariza do martohet shumë shpejt. Është e vetmja gjë që i kemi kërkuar publikisht dhe e ka ndarë mendjen”- është shprehur ai.
Mariza gjatë karrierës së saj nuk ka preferuar të flasë për jetën e saj private por ka pranuar se edhe ajo ka dashur dikë, por për shkak të rrethanave nuk mund të jetonin bashkë.
“Unë mendoj që dy njerëz mund të jenë bërë për njëri-tjetrin, por nuk mund të jetojnë bashkë. Nuk ka rregulla në dashuri. Nuk do të thotë se ti ndahesh nga një person dhe nuk e dashuron më. Mund të jem dhe unë që mund të kem pasur dikë që e kam dashur, por nuk mund të jetonim bashkë”.
Epo tani këto janë pjesë e së shkuarës dhe Mariza e ka gjetur dashurinë e saj.
/e.d