Duket se fqinji ynë verior, Mali i Zi është gjithmonë e më pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Media vendase “Vijesti.me”, raporton se presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç ka zhvilluar një bisedë private me liderët evropianë, ku ndër të tjera kanë lidhur dhe një marrëveshje sekrete mes tyre.
Kështu, Gjukanoviç ka deklaruar para liderëve se nëse ai është pengesa e vetëm për anëtarësimin e vendit në BË, është i gatshëm të tërhiqet nga politika, por me një kusht. Që largimi i tij të jetë dinjitoz. Sipas “Vijesti.me”, figurat kyçe të BE-së kanë rënë dakord me këtë pakt. Perëndimi po shpreson që me mbarimi ne mandatit presidencial, ai të largohet pa zhurmë, duke i hapur rrugën integrimit të vendit.
Mediat malazeze theksojnë se nëse Podgorica i kryen siç duhet detyrat e shtëpisë, të cilat kanë të bëjnë me emërimet në gjyqësor, nga Këshilli Gjyqësor, përmes Prokurorisë Supreme të Shtetit deri në Gjykatën Kushtetuese, me shumë gjasa në fund të shtatorit mund të avancojë në negociatat për anëtarësim me të drejta të plota në BE./m.j