Aksident i rëndë në Turqi. Një autobus është aksidentuar ditën e sotme në të lagjes Lüleburgaz. Për pasojë kanë vdekur 6 persona mes tyre dhe një fëmijë si dhe 25 të tjerë janë plagosur. Sipas medias turke Anadolu Agency autobuzi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencave si dhe Guvernatori i rajonit të Kırklareli Birol Ekici i cili u shpreh se u uron shërim të shpejtë të plagosurve të cilët i vizitoi dhe në spital.
Dëshmitarët shprehen se ndihen të tronditur teksa tregojnë dhe tmerrin që përjetuan në momentin e aksidentit ku disa prej tyre ishin dhe në gjumë në momentin e përplasjes.
“Unë isha duke fjetur. Në momentin e fundit, pashë autobusin që po devijonte dhe u përmbysur,” tha një dëshmitar.
Një hetim ka nisur për shkaqet e aksidentit.
/a.r