Pas naftës, sinjale negative po vijnë nga tregjet ndërkombëtre edhe sa i perket cmimit të nergjisë elektrike.
Referuar të dhënave, cmimi I këtij produkti ka nisur tendencën e shtrenjtimit, ndikuar edhe nga kulmi I sezonit të thatë në të cilën jemi.
Të dhënat më të fundit nga korporata elektronergjitke thonë se këtë të martë cmimi për MËH në bursa arriti në 360 euro, ndërsa shqetësimi mbetet për vijim të cmime të larta deri në nisjen e sezonit të reshjeve, në nëntor.
Nga janari deri në muajin maj, KESH ka shpenzuar 145 mln euro për importe të energjisë elektrike, thuajse 1 milion euro në ditë.
Por rritja e ndjeshme e temperaturave ka shtuar edhe konsumin e energjisë në vend.Të dhënat nga KESH flasin për një harxhim ditorë të rreth 19 mijë MËH ose 2-3 mijë mëh më shumë se fundi I qershorit.
Korporata elektroenergjetike I bën thirrje konsuamtorëve që të përdorin në mënyrë efikase energjinë.
Ndërkohë që prurjet në kasakadën e lumit Drin kanë rënë ndjeshëm. Këtë të martë Fierza është në kuotën e 287 metrave.
Një vit më para e gjithë rezerva energjetike në kaskadë u përdor për muajt e verës me shpresën se do të nisin reshjet, por sezoni dimëror nuk rezultoi I lagësht, duke vënë në vështirësi dhe rritjen e shpezimeve nga ana e qeverisë për blerjen energjie.
/a.r