NATO ka nisur zyrtarisht procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finalndës në Aleancë. Këtë lajm e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg.
Anëtarët e NATO-s nënshkruan protokollet e nisjen e procesit të ratikimit të anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në alencën ushtarake. Marrjen e këtij vendimi, Jens Stoltenberg e quajti një “moment historik”.
Kjo vjen pas samititi të NATO-s në Madrid javën e kaluar ku liderët aleatë ranë dakord që të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me alencën.
“Ky është me të vërtetë një moment historik. Për Finlandën, për Suedinë, për NATO-n dhe për sigurinë tonë të përbashkët. Me 32 vende rreth tryezës, ne do të jemi edhe më të fortë dhe njerëzit tanë do të jenë edhe më të sigurt, pasi përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada”, është shprehur Jens Stoltenberg.
/a.r