Policia e Fierit ka goditur një rast të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë Artan Mërtiri dhe Ervis Tika.
Ata u kapën në flagrancë në lagjen “15 Tetori” në Fier duke i shitur heroinë 24-vjeçarit A.Hamzaj. Ky i fundit u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Ndërsa gjatë kontrolleve në shtëpitë e dy të arrestuarve, policia sekuestroi dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, paketime që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, një shumë e konsiderueshme parash të valutave të ndryshme me vlerë rreth 26 milionë Lekë të vjetra, 10 celularë dhe 2 peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
/a.r