Kryeministri Rama dhe ministret Balluku dhe Ibrahimaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit Edi Rama vlerësoi mbështetjen e Holandës dhe renditi disa prej investimeve më të rëndësishme holandeze në vendin tonë teksa shtoi se kompania Shell po realizon një zbulim shumë të rëndësishëm në Shqipëri.
Edi Rama: Ne kemi kënaqësinë dhe priviligjin për të pasur në vendin tonë Shellin. Kemi shpresë që shumë shpejt të mund të ndajmë me opinion tonë publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shelli po arrin të realizojë në vendin tonë. Ata hezitojnë të flasin për shifra, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e zbulimit të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që do të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë, por do të luajë rol dhe në të ardhmen energjitike të Europës.
/a.r
O sociopat mjaft më me keto lloj kodoshlleqesh qe nuk i hane as militantet e tu si dhe ata te berishKafshes. Kur do rritesh realisht pensionet dhe ndihmen ekonomike per te perballuar nevojat minimale te jeteses…… per 80% te popullsise ????