Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ka treguar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se zyrtari më i preferuar i SHBA-së në qeverinë Berisha, ishte ish-ministri i mbrojtjes Safet Zhulali.
Paskal Milo: Në studimin e dokumenteve del që edhe në kohën e parë të qeverisë Berisha, 92-96 amerikanet kanë pasur preferencat e tyre për kontaktet me përfaqësuesit e qeverisë së Bershës dhe një nga kontaktet me te shpeshta ka qenë ministri i Mbrojtjes Safer Zhulali.
Ai ka qenë kontakti kryesor amerikan zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit me qeverinë shqiptare. Ka shkuar 6-7 herë. Ai ka shkuar për vizitë të fundit më 8 maj të 96.
Pritjet zyrtare dhe ceremonial që i bëheshin në atë kohë tërhiqnin vëmendjen. Shqipëria në atë johë po përgatitej për çdo rast se konflikti në Bosnje-Hercegovinë kishte ndodhur./m.j