Duke komentuar mbi pyetjen nëse e shqetësonte fakti se presidenti Ilir Meta ishte i zgjedhuri i amerikanëve pas afrimitetit të shfaqur me përfaqësues të SHBA-ve, ish kryeministri, Sali Berisha u shpreh se nuk ishte ky shqetësimi i tij.
Berisha ne “Syri TV” tha se shqetësimi i vetëm kishte qenë, zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së.
Ish kryeministri, Sali Berisha: Absolutisht asnjë shqetësimi, PD është një parti sovrane dhe e ka faktuar në mënyrën më të fuqishme sovranitetin e saj. Askush nuk mund t’i caktojë kësaj force politike kryetarin. Duhet të kesh një arsyetim logjik deficitar që të mendosh se ka një parti tjetër opozitare për veç PD-së në Shqipëri. I vetmi shqetësim që kam pasur ka qenë që Partia Demokratike të zgjedhë kryetarin dhe e kam arritur.
Partia Demokratike ka qenë dhe do mbetet një forcë pro-amerikane, kurrë veçse sovrane. Në asnjë rrethanë mund të jetë kush që të caktojë kryetarin e saj. Ky nuk është standardi i SHBA-ve, por standardi i një grupi të caktuar./m.j