Është shtyrë seanca në gjykatën e Apelit ndaj deputetit Ervin Salianji. Në një prononcim për mediat, Salianji tha se është manipuluar procesi me një dëshmitar të rremë. Salianji tha se është i sigurt që do të ketë një vendimmarrje për pafajësi.
Salianji: Prej 10 vitesh Geron Xhafaj, jetonte i lirë pasi e mbronte vëllai i vet Fatmir Xhafaj. Një personazh që sot edhe në gjyq i ka marrë paratë e veta. Sot ishte dakord edhe me burgun që kishte bërë, është dënuar nga mediat për vjedhje. Ishte i panjohur dhe i paditur për atë që përfaqëson. Prokuroria dhe policia kërkuan ta përfshinin që ta fusin si dëshmitar të rremë. Ajo që është për t’u theksuar është se ditës pas denoncimit, të nesërmen i akuzuari vëllai i ministrit të Brendshëm shkoi për të kryer dënimin, prokuroria u mor me denoncuesit dhe gazetarin.
A do e pranoni vendimin e gjykatës nëse ju dënon me burg?
Salianji: Ça do bëj do hidhem përpjetë, do e zbatoj. Po u them faktin që të gjithë ose janë larguar nga vettingu ose kanë dhënë dorëheqjen. Sot ato që kanë marrë vendim nuk janë në sistemin gjyqësor. Jam i sigurt se do të ketë një vendimmarrje për pafajësi.
g.kosovari