Në emisionin ‘Me zemër të hapur’ sot erdhi historia e Flutura Temës. Ajo është një nënë që brenda në shpirt mbart dhimbje dhe mall. Flutura është divorcuar para 10 vitesh për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin dhe vjehrrën.
Futura është bërë pjesë e emisionit disa herë dhe ka rrëfyer se që në momentin që është bërë nënë e dy fëmijëve, familja e bashkëshortit filloi ta sulmonte, fyente dhe akuzonte për gjithçka ndodhte në shtëpi.
E detyruar në kushte të tilla, ajo u largua nga banesa së bashku me fëmijët e mitur. Por pas lutjes së vjehrrit ajo u rikthye në shtëpi pas 1 viti dhe rifilloi jetesën me ta. Megjithatë asgjë nuk kishte ndryshuar, vazhdonin po njësoj dhuna, fyerjet, akuzat, derisa e pa që ishte e pamundur. Ata u divorcuan për herë të dytë në Gjykatë dhe për shkak të kushteve më të mira financiare fëmijët në kujdestari iu lanë babait. Por në fakt, gjatë rrëfimit të saj, Flutura thotë se kishte denoncuar disa herë në policinë e Burrelit prindërit e burrit të saj, të cilët sipas saj, ushtronin dhunë psikologjike.
Nisur nga këto reagime, vjehrri i saj, dhe një polic, e kanë dërguar atë në spitalin psikiatrit të Shkodrës, ku ajo mori mjekim për dy javë. Me sa duket, ky fakt është përdorur në Gjykatë, duke bërë që fëmijët t’i liheshin në kujdestari bashkëshortit, i cili ka probleme me shikimin. Ndaj për fëmijët kujdesën gjyshërit dhe hallat e tyre. Por kjo problematikë vazhdon të jetë prezente edhe sot pasi kanë kaluar 10 vite nga divorci, pasi Flutura nuk lejohet të takoj fëmijët, edhe pse sot ata janë të rritur, por nga ana tjetër situate rëndohet më shumë pasi fëmijët jo vetëm nuk e takojnë nënën, por e fyejnë atë rëndë me fjalë nga më të pistat.
“Jam martuar me shkuesi. E dija që burri im nuk shikonte mirë, por më thanë sedo operohej, por vjehrra nuk e la se donte të merrte paratë.
Djali im u operua dhe nuk më treguan. Kam që në 2019, 4 dhjetor që nuk i kam parë fëmijët. Kam shkuar me përmbarimin. Mezi i kanë mbushur mendjen gocës që të vinte të më takonte. I kam parë nga larg, as nuk i kam prekur. Nuk dëgjonte vajza, nuk dua thoshte. E kam lënë në klasë të parë, për 4 vite nuk kisha kontaktuar fare me të. Kur hap facebook, më shkruan gjëra të tmerrshme.
Më kanë çuar në spitalin psikiatrik të Shkodrës, nuk kisha asgjë. Të kisha nuk më merrte kush në punë, jam në punë paradite dhe pasdite. E bënë që babai të merrte kujdestarinë. I ka dhënë gjyqtarit lekë. Nuk kam prova, por ia ka dhënë 100%. Ai ka ndërruar jetë, s’kam çfarë t’i them më. Ai vendosi t’i takoja fëmijët 2 herë në muaj nga 4 orë. Kështu vendosi gjyqi i parë. ndërsa gjyqi i dytë, vendosi t’i takoj 1 herë në muaj dhe t’i mbaj 15 ditë në korrik dhe 15 ditë në gusht. Ata nuk i linin fëmijët. Vajza 17 dhe djali 13.
Kur i takova vajza ishte agresive ndaj meje. I tha çunit mos e tako mamin se na bërtasin te shtëpia. Kur iku ajo fillova duke qarë. u mundova ta afroja, por kot (qan). Psikologia ia mbushi mendjen, vetëm sa të shohë mami. Kurse çuni kishte qejf të vinte, por nuk e la goca. Unë nuk shkoj dot, se nëse shkoj vjen direkt policia”, rrëfeu gruaja.
/e.d