Këngëtari i njohur grek, Themis Adamantidis është akuzuar për dhunë nga partnerja e tij. Sipas saj, ai e ka tërhequr nga flokët, e ka dhunuar dhe e ka ofenduar me fjalë banale.
Këngëtari ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij Alexis Kouya.
“Jetojmë së bashku prej një viti. Rreth orës 01:30 të datës 30 qershor 2022, shkuam në një kazino në rrugën Gounari. Ai u fut brenda duke luajtur lojëra fati, ndërsa unë qëndrova në makinë për rreth 2 orë duke e pritur. Dola nga makina dhe po qëndroja jashtë me telefon në Messenger. Sapo më pa duke shkëmbyer mesazhe, doli si i tërbuar dhe më dhunoi fizikisht e verbalisht. Ai më tërhoqi nga flokët, më goditi në fytyrë dhe brinjë. Më kërcënoni: “Do të të vras”. Gjithashtu më akuzoi se po flirtoja me taksistin matanë rrugës, gjë që është e pavërtetë.
Ai ka qenë gjithmonë xheloz për mua dhe më trajton keq gjatë gjithë kohës. Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje shumë herë në të kaluarën. Ai vazhdimisht më shtyn, më godet me grushte, me shuplakë dhe më gjuan sende çdo dy ditë. Një herë më hodhi një çakmak në gojë kur ishim në dhomën e tij të zhveshjes në Patra para kolegëve të tij. Pothuajse çdo ditë më keqtrajton dhe më ofendon, kur jemi vetëm si edhe në lokalin ku këndon. Më ka shkelmuar disa herë edhe në publik. Më vendos përgjues në makinë, çantë dhe shtëpi për të mësuar me kë po flas, gjë që nuk e disa. Disa herë ia zbulova videot dhe kur ia tregova e pranoi që më vëzhgonte.
Gjithashtu ka dhunuar edhe ish-partneret e tij, përfshirë ish-gruan me të cilën ka dy fëmijë të mitur. Ata janë larguar në Bullgari. Dua të theksoj se ai është i varur nga kumari, alkooli dhe droga”, tha ajo në padinë e ngritur ndaj 64-vjeçarit.
Ndërkohë këngëtari përmes avokatit të tij ka mohuar pretendimet duke thënë se janë bërë me qëllim për të shantazuar Adamantidis.
Si kundërpërgjigje, artisti grek ka ngritur padi po ashtu ndaj partneres së tij.
“Adamantidis ka ngritur padi kundër kësaj zonje për kallëzim të rremë dhe shpifje. Ajo nuk i ka dhënë çelësat e shtëpisë dhe i ka vjedhur 7000 euro dhe për këtë arsye është paditur edhe për vjedhje”,thuhet në njoftim.
/e.d