Saranda u trondit nga veprimi shokues i një 35-vjeçare, e cila u hodh nga kati i dytë i maternitetit së bashku me foshnjën e saj të porsalindur.
Për këtë ngjarje ka reaguar spitali që ka bërë me dije se që në ditën e tretë pas lindjes janë vënë re shenja prapambetjeje te 35-vjeçarja.
Nisur nga fakti se bashkëshorti nuk i vizitonte, vetë stafi i bluzave të bardha është kujdesur që t’i sigurojë qumësht dhe rroba fëmijës.
Mjeku pediatër Tajar Lako tregon se nuk bëhej fjalë për vetëvrasje, por për tentativë largimi nga spitali.
TAJAR LAKO
MJEK PEDIATËR, MATERNITETI SARANDË
‘Hedhja e nënës tentativë për t’u larguar nga spitali. S’mund ta nxirrja nga materniteti, s’dija kushtet e banimit. Gjendja e saj dhe e foshnjes ishte normale. Foshnja lindi normalisht, ishte fëmija i gjashtë në familje. I nisim bashkisë një shkresë për shërbim social ‘
Mjeku Lako shton se foshnja gëzon shëndet të plotë, ndërsa për nënën tregon se ka disa probleme.
TAJAR LAKO
MJEK PEDIATËR, MATERNITETI SARANDË
Burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital.
35-vjeçarja lindi më 28 qershor fëmijën e saj të gjashtë pa komplikacione.
/a.r