Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell veçanërisht gjatë periudhës së plazhit, mbart dhe risqe në shëndet.
Dermatologia Blerta Gjoni shprehet se rastet më të shpeshta janë djegia e lëkurës, infeksionet bakteriale apo dhe mykotike.
Një vëmendje të madhe duhet edhe ndaj shenjave apo nishaneve në trup, pasi dielli mund të shkaktoje dëme serioze sipas specialistëve.
Për shkak të temperaturave të larta dhe diellit të fortë, mjekët rekomandojnë qëndrimin në hije, ambiente të freskëta dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme nga ora 11:00 deri në 17:00.
/a.r