Itali- Një zdrukthtar ka vrarë mizorisht me thikë bashkëshorten e tij.
Domenica Caligiuri, 71 vjeç, mësuese në pension, u godit me thikë për vdekje në shtëpinë e saj në Mandatoriccio, Cosentino. Burri i saj, Luigi Carlino, një ish-zdrukthëtar 73-vjeçar, e vrau të enjten e kaluar me disa goditje në bark, ndërsa e pranoi krimin pas disa orësh marrje në pyetje në kazermë.
Tronditës mbetet edhe fakti se nga hetimet rezulton se aju u vra të enjten e kaluar.
Madje i moshuari ka vazhduar normalisht jetën pa njoftuar askënd.
Çifti jetonte vetëm pasi tre fëmijët e tyre, dy djem dhe një vajzë, ishin zhvendosur në qytete të tjera. Ajo që po merr formë, megjithatë, është personaliteti mjaft kompleks i Carlinos, i cili ishte denoncuar edhe në të kaluarën për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.
Se cilat ishin realisht arsyet e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve në marrëdhëniet mes ish-zdrukthtarit dhe bashkëshortes së tij, tashmë do të hetohen nga karabinierët. Disa fqinjë të çiftit flasin për zënka të shpeshta dhe tolerancë të tepruar nga ana e Domenikas ndaj sjelljeve të paspecifikuara nga ana e bashkëshortit të saj, të cilat ishin karakterizuar nga dhuna dhe paragjykimet.
Autopsia do përcaktojë nëse gruaja u vra në shtrat apo diku tjetër dhe më pas u vendos në krevat.
/a.r