Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Himarë dhe në Kavajë, ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur.
Mësohet se një 66-vjeçar ka pësuar infarkt teksa ishte duke u larë në det dhe për pasojë është mbytur. Nga ana tjetër, një 66-vjeçar tjetër është mbytur në Kavajë, në rrethana ende të paqarta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./m.j