Presidenti Ilir Meta ka ndarë në Facebook ceremoninë e 246 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve. Meta shkruan se ishte kënaqësi të merrte pjesë si dhe ishte krenar për aleancën strategjike dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
‘Kënaqësi të merrja pjesë, së bashku me miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë të këtij vendi mik.
Krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë, që meritojnë të zhvillohen më tej.
Gjithmonë pranë njëri-tjetrit në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes.’- shkruan Meta.
Per hir te se vertetes edhe shqiptaret jane teper te “lehtesuar” se kreu i tyre i shtetit deri me 24 korrik “shpetoi” nga “goditja me raketa per ta vrare ne Malin me Gropa”, sic kishte deklaruar vete Meta i trembur kohe me pare./m.j