Edhe pse është ndër ata politikanë me ligjërim të llojit “flet shumë por s’thotë gjë”, Fatmir Mediu ka artikuluar më në fund diçka që mund të përbënjë “lajm” në ato që thotë në të zakonshmen e politikës së ditës.
Ai tha në një intervistë për A2 CNN se opozita nuk duhet të drejtohet nga urrejtja për Ramën, duke vënë kështu “gishtin mbi plagë” në atë që është psikoza e rëndë e një politikëbërjeje te e djathta, të cilën ja ka injektuar Berisha.
“Nëse ne na drejton urrejtja ndaj Ramës për interesin politik dhe jo dashuria për shqiptarët, ky do të jetë një problem i madh”, ka thënë Mediu.
Në fakt nuk është fjala për “nëse”, pasi realisht është kështu: Urrejtja për Ramën është “forca lëvizëse” e opozitës. Pas kësaj nuk ka asgjë./m.j
Urrehtja eshte psikoze e diktatures jo e demokracise qe ka ne baze luften politike por dhe respektimin reciprok