Këshilltari i opozitës, Dritan Shano, i ftuar në emisionin “Absolut 4” ne A2 CNN, ka deklaruar se në rast se Ilir Meta kandidon për kryetar të bashkisë Tiranë, ai do të votojë për kryetarin aktual, Erion Veliaj.
“Kam parë spekulime në një gazetë që Ilir Meta do jetë kandidati i ardhshëm për Bashkinë e Tiranës. Unë nuk kisha ndërmend të merrja pjesë në zgjedhje, por nëse kjo ndodh do dal të luftoj për Erion Veliajn”, tha Shano.