Samiti i NATO-s është mbledhur pak ditë më para në Madrit, ku ishin të gjithë krerët e aleancës.
Por në takimin midis liderëve nuk munguan batutat, përqafimet miqësore dhe episode që bënë xhiron e rrjetit.
Një ndër to është edhe kjo përkëdhelje mbi shpatulla që kryeministri britanik Boris Johnson i bën Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Në videon që qarkullon në rrjet, Erdogan duket se e kap në befasi Johnson.
Kryeministri britanik ishte i përqendruar teksa shkruante diçka në dosjen e tij dhe ka mbetur disi i frikësuar, teksa Erdogan i ka hedhur dorën mbi super për ta përshëndetur.
Ai ia ka lëvizur menjëherë dorën presidentit turk, ndërsa kur e ka njohur se kush ishte është ngritur menjëherë për të ndarë një shtrëngim të ngrohtë duarsh me të./m.j