Kryetari i Grupit Parlamentae të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Shaip Kamberin për fitoren e mandatit të deputetit në Parlamentin e Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka shprehur mirënjohjen ndaj votuesve që treguan një mobilizim të lartë atdhetar, duke e votuar përfaqësuesin e tyre legjitim.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
👏Urime Shaip Kamberi për këtë fitore të luftuar shumë të mandatit të deputetit në Parlamentin e Serbisë, falë një votimi bindës në Tërnoc. Shumë mirënjohje votuesve posaçërisht treguan një mobilizim të lartë atdhetar duke e votuar përfaqësuesin e tyre legjitim.
Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë 🇦🇱 dua ta garantoj Shaip Kamberi dhe përmes tij shqiptarët e Luginës për bashkëpunimin dhe vëmendjen tonë të veçantë.
/a.r