Kryeministri Edi Rama u pyet sot për kërkesën e opozitës për ministren e Jashtme Olta Xhaçka që t’i hiqet mandati pas përfitimit nga ana e bashkëshortit të saj të statusit të investitorit strategjik.
Rama tha se personalisht nuk sheh probleme per kete ceshtje, por kerkoi qe gjykimi perfundimtar te vije nga institucionet perkatese.
“Unë besoj që është koha, ka kohë që ka kaluar koha në fakt nuk është sot, që ne, kur them ne, flas për vete e pjesën tonë, të dorëzohemi para faktit që vesi del me shpirtin dhe që këta që merren me këto punë nuk do ndryshojnë kurrë, kurrë për fat të keq. Ne natyrisht jemi shumë mirëpritës për cdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre por këta nuk do ndryshojnë e kjo tërheqja zvarrë e cdo gjëje dhe kujtdo qoftë që u del para për të bërë linçime dhe përbaltje publike është një praktikë që nuk do ndryshojë kështu që zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe rruga jonë e përcaktuar, ose do bëjmë punët duke qenë të vetëdijshem se s’jemi perfekt kemi dhe ne të metat tona, ose do merremi me këta. Cdo minutë i humbur për t’u marrë me keta është gjynah i madh. Nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë furtunë në gotë, unë personalisht, por le ta gjykojnë institucionet”, tha Rama.
g.kosovari