Kryeministri Edi Rama foli në konferencën me gazetarët për krijimin e një baze navale të NATO-s në Porto Romano gjatë konferencës me gazetarët.
Rama u shpreh se përveç pjesës komerciale në portin e tij është parashikuar edhe një pjesë ushtarake për financimin e të cilës do të kërkohet ndihma e NATO-s.
“Për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit. Që do të jetë në Porto Romano. Përveç pjesës komerciale parashikohet edhe një pjesë ushtarake, Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm me këtë çështje me ekipin tonë të ekspertëve për të parashtruar projektin në detaje. NATO ka hyrë në një fazë të re të bashkëfinancimit edhe të projekteve të posaçme.
Po ndërtohet baza ajrore në Kuçove që ndërkohë sa i përket portit ne do të financojmë vetë pjesën komerciale. E kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë për një financim për pjesën ushtarake. Kjo do të jetë me vlerë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka përmasën e vet ushtarake për të cilën mund të flasim publikisht. Ka edhe përmasën e vet ekonomike”, tha Rama.
g.kosovari